August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lura
O zemra e vogël.
Po bëhen tre muaj që erdhe në këtë jetë…
Po kaq që unë vuaj me ta qëndis me fjalë shpirti një vjershë.
E veç kur të rritesh do ta kuptosh pse e shkruajta me kaq vonesë..!
Prindërit e tu kishin frikë me të drejtë,
një mrekulli të tillë ta bënin publike në internet.
Çdo kohë vogëlushe ka Djajtë e vetë.
Tash jetojmë në kohën kur syri i keq
i merr mësyshë mrekullitë
e ti je Mrekullia që qesh.

Lura
Ende pa lind të kam dashtë..
Nuk është gënjeshtër ndaj mos qesh.
Ka edhe një Lurë tjetër
shumë herë se Ne më të vjetër,
më të lashtë.
Mrekulli natyrore
që në pak vjet syri i keq
e bëri eshkë.
Por ndryshe nga ajo
Ti je mrekullia njerëzore,
Mrekullia që qesh.

Je Jetë.

Lura
Kur të rritesh do të kuptosh.
Asgjë nuk ndodh rastësisht në jetë.
As emri i Hajlës
As emri yt.
Dy emrat bashkë.
Dy motra,
Simbolikë e Kombit tonë të lashtë
Si dy Kokat tek Shqiponja.
Hajla në Kosovë
Lura në Shqipëri.
Dy në Nji
Bashkim
Liri.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com