Dikush një ditë më mësoi – Diturie Hasanaj
Dikush një ditë më mësoi
se kush s’ka jetuar në rrugë
nuk di si është vetmia,
as si të jesh I ndershëm dhe I paligjshëm njëkohësisht,
kush s’ka jetuar në rrugë ta mbylli gojën,
e mos marri guximin të flasi për vetminë,
si është të frikesh tek sytë,
as di të vlerësojë ngrohtësinë e syve të një femre,
apoo kur nga vetja të ikësh e të mësosh si fikesh,
se di a e ke vënë re një qen të braktisur ,
afrohet të të mbajë erë e jo të të sulet,
nuk do të të kafshojë as do për të ngrënë,
për të ngrënë gjen e në kazan të plehrave,
vjen të të puthi gjith’ ç’të dhemb,
çdo rrudhë, çdo brengë, çdo trishtim,
vjen të të japë e marrë dashuri,
se pa dashuri jeta kurrë s’ështe e njëjtë,
a e ke vënë re sa lëndohet,
sa thellë dhembin sytë e tij,
se në vend të dashurisë merr një shkelm,
e tëra e mbushur me helm,
në krahasim me të ti do vetëm veten,
ushqen egoizmin tënd prej njeriu ,
prej njeriu të bëri firë,
pse s’kërkon tek vetja diçka të mirë,
megjithëse vetmitë tona udhëtojnë milje larg,
e imja zgjat disa momente e jotja s’ka fund,
kështu nuk bie jeta gjithmonë me stuhi,
pastaj e ke vënë re si vjeshtat I trazojnë shpirtrat e I mbushin me trishtim,
ti zgjodhe ëndrrat e tua ti gënjesh,
ndërsa unë ngela fëmijë që jeton mes bishash,
hejj por unë prapë di të qesh ,
ç’të të bëjë grimimi zemër
nuk të fsheh më asnjë boshllëk,
e gishtat e mi pikëllohen kur të prek,
më beso urrejtja ime vdiq me ty,
se fjala «respekt» është e panjohur në fjalorin tënd,
gjithmonë kam qenë e të gjithëve,
por në të vërtetë s’më ka pasur askush,
tashmë I përkas veç vetes,
vishem e ç’vishem në dhimbje,
burri e gruaja e vetes,
të jem dua , e të mbetem “njeri”…
Pa kohë Dit’..Ag’…