Drandofile e bardhë – Pjerin Ndreka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DRANDOFILE E BARDHE
Nuk jam dimni unë,prandaj hap dritaren,
dimni vjen me borë, furtunë edhe akull.
Drandofile e bardhë,me kangë erdha unë;
më prit me aromë,t’m’ia marrë frymën mallit.
Drandofile e bardhë,pse u ktheve n’mjegull?
Qiella asht e gjanë;nuk ka fund ,as cak.
Ernat hapën kraht si avionë t’padukshëm,
mandej të lëshuen shi që ngrin e lag.
Drandofile e bardhë,lexoje kët kangë;
s’e njef zanin tem,mshehun midis rreshtash?!
Lëshoj rima të bardha kur t’i shof petalet,
melodi t’harrueme gëzimesh e festash.
Pier Kolond
Pjerin Ndreka
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com