Eja të ikim – Kastriot Malo
Eja të ikim.
U kthye serish ky i “ftohtë” e dashur u kthye,
po ti eja të ndezim zjarre vjeshte nëpër pyje,
ta shuajmë etjen në aromën që bie sherebeli,
në rrezet e arta që sjell çdo mëngjez Dhëmbeli.
U kthye sërish ky i “ftohtë” e dashur u kthye,
por të dy njeri – tjetrit të lirë i zgjasim krahët,
aty s’ka të ngujuar çdo ditë nga “Jul Çezarët”,
aty as jetës nuk munden t’i ngushtojnë rrathët.
U kthye sërish ky i “ftohtë” e dashur u kthye,
si tufat e zogjve që shtegetojnë për dimërim
poshtë gjetheve të mbeshtjellur trupat tanë,
të dehur në nektarin e puthjeve, deri në agim.
Duhej të kthehej sërish ky i “ftohte” e dashur,
të na kujtonte se ca vende mbeten të shenjtë,
në gjokset tanë tek strehojmë me mijëra diej,
nisim te flasim me gjuhën që flasin lumenjtë.
Foto nga: Mico Vangjo Peci.
Pamje nga: Zhej, Zagorie.
Kastriot@Itali/11/11/2020/.