Jetë e fshehur – Ylli Pollogati
JETË E FSHEHUR
Jetë, rëndes ju bëre shpirtit,
se di ç’puthje më dhe e sa të dhurova,
veç di që kur i ri isha, moshën m’a fshehe
sytë, kur duhet të qeshnin i mbulonte zymtësia
dhe prap zërin se ngrita!
E ftohtë..e grijtë..një kohë,
dashuri të ngrira,
si të shtire kallkan zëmërave
tani, rri e kërkoj
ato që më ikën,
nis e puth yjet
kur dielli rrëmben perëndimin,
t’kristaltën dritë kërkoj qiellores
aty, ndjej dashuritë që kokën më mbështollën gjoksit…
Tinguj muzikor akorduar zëmrës zbërthejnë portretin
e saj,
erë lumturie vjen,
e ç’dua më shumë,
jetën të kisha me atë që më iku
t’i thosha, atë që atëhere s’munda,
“se shumë e dua…”
Një zog shtegtar, dritares nis e këndonë këngën e vjetër
vall, mos më sjell afshin e saj
dhe në dashuri më ftonë?!
ehh…ç’afsh e ç’dashuri
më, su bë tjetër
si ajo,
zëmra dhe sotë mbanë të njëjtat rrahje si atëherë…
Ylli Pollogati/Nëntor-2020/