August 4, 2024

Malet e Tepelenes – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Malet e Tepelenes 🍀☘️🌿

Tepelene me male te lart
Ca me bare e ca te that
Ca me bime e ca me gurr
I mbledhim bimet per kur

I zjejm edhe na sherojn
Jane te mira na kurojne
Ne te bukurit malet tan
Jane rritur djem me fam

Trebeshina lart ne maj
Rriti Fejzon Arreza
Maricaj ne Trebeshine
Kengetarin me te mire

Ylli Baka me ze bilbili
Degjohet pertej kufirit
Arrze Maricaj me debor
Trendelina leshon arome

Ne krah mali Shendelli
Me fshatrat per bukuri
Dames Becisht e Dragot
Kane rritur njerez patriot

Ky vend ka njerez te zgjuar
Dhe punen e kane ne thua
Jane kthyer prap ne vatan
Shtepi te bukura kan ndertuar

Goliku mali me i lart
Vjosa rrjedh ne te dy krate
Fshatin Lekel e Hormov
Edhe Kodra lulezon

Male me bukuri te rrall
Mbushur peme ane e mban
Ujin e ftoht e ke per ball
Qe ndalojn nga cdo ane

Dhe te huaj dhe shqiptar
Pine na uji i ftoht kristal
Rjeth e gurgullon nga mali
Do mish te pjekur na stani

Pallcia mbi Tepelene
Deshmoret e luftes flene
Ngritur edhe labidar
Vene i kujtojn ne pese Maj

Benc Progonat e Gusmar
Nemercka kryet i mban
Vend i bukur po i thelle
Ku kan lindur bilbilenje

Kendojn e te gezon xhani
Paro Ziflaj thellez mali
Bilbili Golik Jaupi
Bijet e Bences qe i riti

Dhembeli per bukuri
Lithe Dhemblan me Salari
Keta fshatra po lulezojn
Kalon rruga per ne Vlore

O malet e Tepelenes
Rritet bij te emblenes
O male thike te lart
Bleta nga ju nxjer mjalt

Te ju rritet bliri e dunica
Rrigoni edhe muriza
Ilace per te semurr
Male te bukur plot nur

Salo Kordha 16 – 10 – 2020 ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com