Kostumi i ri – Alma Mehmeti
Kostumi i ri
Ujku donte të kuvendonte në këshill,
Por ca kafshë i trëmbeshin, dhe ca e urrenin,
Pasi u mendua mirë e mirë,
Kaloj në mëndje ç’kafshë mund ti shërbenin,
Hëngri një dele dhe lëkurën hodhi mbi,
U maskua egërsira kokë edhe këmbë,
Kostumi që veshi sa bukur i rri,
Ndërkohë që kish akoma gjak ndër dhëmbë,
Kafshët e tjera i lëshuan një vënd,
Deles së moçme që përfaqësonte kopenë,
Ajo pretendoj dhe donte në kënd,
Dhe kolltukun më të madh rrëmben,
Në inat e sipër delja hungëriu,
Të gjithë pyesin:- Shoqe çtë ka ngjarë?
Me zë të ujkut aq fort blegëriu,
Sa kafshët nga vrapi dukeshin në garë,
Hej thotë luani ndaluni, ku veni,
Lëkurën e deles ja hodhi përtej,
Nga një copë dru të gjithë rrëmbeni,
Dhëmbët i thyen që si mësim ti shërbej…