Dëshmitarë – Fatmir Gjata
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dëshmitarë
Dhe gurët çojnë gjak, dhe rrugët kanë gojë
Mbi arat e mbjella fle plumb e gëzhojë
Dhe gardhet kanë makthe e su ikën dot
Kufijtë janë aty të mbushur me lot
Dhe trupat po treten e nuk i gjen kush
Saqë mal i dhimbsur zë e zbret në fushë
Dhe fillon piskamë, por zë më nuk ka
Kanë mbetur ca burra, kane mbetur ca gra
E mbetën të gjallë prej masakrash për besë
Q’as qiell si harron, as dhè sdo ti tresë
Si harrojne fëmijët, me farë e me fis
Pushkën do e marrin, mbi kokë do vënë plis
Ta dijë e gjithë bota, shqipe e kosovarë
Sjemi t’mbijetuar, jemi dëshmitarë…
Nga Fatmir Gjata
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com