Kur mbrëmja vjen – Sulbie Shehu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR MBRËMJA VJEN
Kur mbrëmja vjen të kujtoj ty
Edhe pse jemi larg me gjatësi
Sa herë të kujtoj ata të bukur sy
E me shumë ndiej një dashuri…
Ti je e bukur për sytë e mi
Ti ke një zemër si xhevahir
Ndaj për ty rash në dashuri
E të jam.larg duket vështirë
A do te vie çasti ty të takoj
Të çmallem.me ty parreshtur
Sdo te ndalem te te përqafoj
Sa te dua kurrë s’kam heshtur.
Kur mbrëmja vjen unë të kujtoj
Syte e tu dhe buzëqeshjen tuaj
Mos harro: shumë të dashuroj
Dhe në zemrën time Ty të ruaj.
PUNOI SULBIE SHEHU
NENTOR 2020
TIRANE /ALABANIA /
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com