August 3, 2024

Një cop tokë – Elmira Tafa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një cop tokë

Çohu shqipe fluturo
Një cop tokë më dërgo
Një cop tok na myzeqea
Një cop aromë na malësia.

Më mungon uji burimit
Lule bora e çdo vitit
Manushaqja në pranverë
Borziloku në verë.

Në mërgim më shkoi jeta
E pse plot më rri kuleta
Lumturi në shpirt nuk kam
Mëmëdhenë largë e kam.

Eeee sa më qan zemra
Për ato vasha trëndelina
Për ato fusha ato male
Për një këngë e një valle.

Epra shqipe mos vono
Për mëmëdhenë më trego
Më trego për ato livadhe
Ku më lozin ato sorkadhe

Autore
Elmira. Tafa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com