Një dorë e shtrirë – Alma Mehmeti
Një dorë e shtrirë
Në anë të rrugës një dorë e shtrirë,
Dhe zëri i mbytur-Më fal ndonjë lekë,
Ai trup imcak gjysëm i ngrirë,
Me ngjyrë të maviosur si të ish i vdek,
Ç’fat qenka ky, kush e kish mallkuar?
Fillimin e jetës ta niste kështu?
Edhe nga Zoti ishte i harruar,
Mes shiut rrebesh dhe qiellit blu,
I ndalova pranë po goja mu qep,
Dy lekët e mi se ndihmojnë aspak,
Ai fëmijë mallkuar që në djep,
Kush në këtë botë i ka hyrë në hak?
Një pikë lot në faqe më rrodhi,
Por më shumë zemra më lotoj,
Edhe ato dy lek dikush ja mbodhi,
Të gjorin përsëri nën shi e harroi,
I dhurova çadrën që kokën të mbulonte,
Dhe me shpirt një lutje i bëra Zotit,
Nga kjo gjendje e mjerë ta ndihmonte,
Që mos të mbetej në mëshirë të motit,
Dynja e fëlliqur, shpirt suvatuar,
Ca shtyhen me shkelma, e ca shtyjnë para,
Mbi vuajtjet e tjetrit gradaçela ndërtuar,
Paraja këta mostra pa shpirt i la.