August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po shkoj të fle…

Nuk kam asnjë dëshirë të ngushëlloj botën
Që dalëngadalë po humbet kohën e saj
Duke shtyrë me fshesë gjethet e kalbura
Dhe fshehurazi për tó, nis të qajë.

Po shkoj të fle pa ngritur kokën në qiell siç bëj çdo natë.
Të vdekurit e sotëm ishin të shumtë
Dhe u përcollën nga të paktët familjarë
Në një natë të thellë, pa zhurmë.

Botës kam frikë t’i them natën e mirë
Nesër një numër absurd do flasë për rekord
Do dridhem nga frika se humba sërish ndonjë nga miqtë
E do nis të ngushëlloj, ata që nuk njoh.

Po shkoj të fle!
Në gjuhën time ka një thënie, shpresë
(Ditë e re, nafakë e re)
Dhe urimin – askush të mos vdesë!
Mimoza Leskaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com