August 3, 2024

Sërish të dua – Hyrije Jusufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SËRISH TË DUA

Edhe pak ,
Ikën dita e ofrohet nata ime
Ajo që luan me mua
Herë më këndon ninullat më të dashura e herë më torturon akrepat e orës

Po edhe unë e pres dhe e dua
Natën time
E pëlqej lojën me të
Dhe saherë fitimtare dal
Zdergjet në lotë ajo , se buzëqeshjen i vjedh !

Me hënën lidhemi në bast
Kur më sheh më sjell postën në shpirt
Në dritare më falë pak dritë
Sërish të dua !
Më gjej jam fshehur në gërshetin e kujtimeve
Me lotin jam puthur
Në qerpikun tënd i vura litarin dhembjes
Jam në buzëqeshjen tënde
E shkrirë nga vapa
Valës së detit i fala trazirërat
Rrezen e diellit e qepa buzësh
Dua të hudhem në frymën tënde
Në gllënkën e fundit të verës
Për të më shijuar thellë
Në kafenenë e vogël
Në tymin e cigares avulluar
Sërish të dua …!

Hyrije Jusufi

14.10.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com