Cila është rruga grua?! – Lindita Kurti Mema
Cila është rruga grua?!
Grua humbëm rrugën, apo ata tek ne?!
telefoni s’ bie, dhe nuk dime përse?!
hesht o burrë tani, ata kanë punë shumë
po pse moj e uruar, punë s’kisha dhe unë?!
Eh sa i çuditshëm, bëhesh ndonjëherë
i riu si veriu, e ne dy të mjerë
mirë moj mirë e thua, po një telefonat
nuk bëhet qameti, të marrin një natë
Ndoshta është i prishur,
saktë nuk na punon
e kërkon usta, si ne për doktor
po shkojmë moj grua, shkojmë të dy njëherë
kjo teknologjia, s’ështé për ne të mjerë.
Me capa të lehta, ecnin dalëngadalë
ai murmuriste, e ajo prap në të saj
e linte në faj, që ti shfajësonte
siç bëjnë të zezat nëna, bijtë të mbulonte.
Hyjnë në një godinë, usta një goxha djalë
tungjatjeta bir, kemi rënë në hallë
ja ky telefoni, se c’pati na u prish
kemi kohë pa folur, na presin fëmijtë
Hapur e pa hapur, djali e kuptoi
para syve bëri, sikur e rregulloi
merreni zotëri, tash flisni sa të doni
besoj do ju marrin, prisni mos nxitoni
Morën telefonin u nisën për shtëpi
pa ditur sekretin që fshehu ai njeri
s’mundej ti shikonte, me sy e lotuar
se s’ka dhimbje më të madhe, se kur të kanë harruar.
L. K. Mema