Dashuruar me ty jam – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashuruar me ty jam
Kur jam me ty harroj të flas
Zëri më ikën fryma më ndal
Faqet kuqëlojnë janë ndezur flakë
Trupi fillon dridhet si i zënë në faj
Prania jote më lumturon
Ndjej aromën e buzëve i pëshpërit jetës
Sytë e dehur lundrojnë kaltërsisë
Dashuria në shpirt ka lëshuar rrënjë
Një gonxhe lindi brënda saj
Çdo ditë të jetës petalet hap ngadalë
Lule e zemrës të dua përherë pranë
Kuptim ti japësh stinëve të mia
Bërtas fort sa fuqi kam
Të dua vajzë i dashuruar jam
Më mrekullon aroma jote
Lum kujt kjo lule në zemër i rron
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com