Doktor! – Moza Reçi Shehi
Doktor!
Eh, doktor! Shpirtin e njeriut, ti mbanë në duar,
Vjenë me bindje tek ti, dhimbjen me lehtësuar,
Trupin si këmishë, me gërshërë thellë e grisë,
Me gjilpërë e pe, me dorën e art e qëndisë!
I pavdëdijshëm njeriu para teje kthyer,
Gjumi i haresës, shpejtë e ka mbërthyer,
Mishi dhe kocka, janë pjesë e tjetër bote,
Me bukurinë e shpirtit, i jep jetë dora jote!
Eh, doktor! Buzëqesh, kur të sëmurin sheh,
Ai i gëzuar, bënë sikur të njeh!,
Kur është para teje, në sytë e doktorit,
Tek ti, e ka shpresën, mes jetës e varrit,
O njeri gjigandë! Si askushë në këtë botë!
Të sëmurit, jetën i rinisë, pas të madhit Zot!
Ti se kuptove? Puna jote të bën madhështorë!
Jetën e ç’do kujt, disa herë, mban në dorë,
Edhe ti ke frikë, kur trupin pretë me thikë!
Djersët si rrëke, zemra shpejtë t’punonë,
Atje ku s’preku nëna, përtej dora jote shkon,
Suksesi i të mirës, si ajo dhe ty të gëzon,
Eh doktor! Më i miri i kësaj bote!
Bekuar qoftë Zoti!, Bekuar nëna jote!
Njerëzimi mbarë, të ngre nderë e lavdi,
Shpresa e njeriut tek Zoti, e tek ti!
Moza Reçi Shehi
Datë 18/11/2020