Eca pa u lodhur – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Eca pa u lodhur
Jam rrëkeja që nis prej malit,
Atje ku s’shkel as thundra e kalit,
Rrukullisem tatëpjetë,
Me vete tërheq gur dhe fletë,
Fletë të arta të vjeshtës magjike,
Tapet i shtron Sarandës fisnike,
Eci e eci e lodhje nuk ndjej,
E lë malin e shkoj përtej,
Nga rrëke jam bërë burim,
Freskoj sorkadhet e fshatit tim,
Pastaj i përshëndes duke u larguar,
Valën e detit për të përqafuar.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com