Evolucion! – Pranvera Vera Belba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Evolucion!
Nuk e di nëse do mund t’i besojë
Fjalët që poetët thurin për dashurinë
Për trupin e femrës mbushur me metaforë
Në ngjizje trupash e psherëtima
Jetojmë në një shekull modern
Ku cdo gjë e send ka vlerë
Ku dhe plehrat vihen në muze
Ku për art një pikë në copë vlen
Sa i çuditshëm është njeriu
Lirinë kërkon tër jetën kur s’e ka
Dhe pasi hallkat e zinxhirit thyu
Prapa kokën kthen .Ka harruar dicka?
Nuk i shpëtojmë dot mentalitetit të vjetër
Dhe se koha evulon me shpejtësi
Si Don Kishotë mbi kalë tërheqim një tjetër
Mentalitete të vjetra ngarkuar mbi shpine !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com