Jeta – Sehit Beluli
JETA
Është e vështirë të mbijetosh dallgëve.
Jeta është një oqean që dallgëzon shkumë.
E ne jemi një varkë shumë e vogël .
Që qëllohemi e goditemi shumë , shumë.
Ohh kjo jetë sa shumë na mundoka.
O vëllezër e motra ndihmë , ndidhmë.
I varfëri njeri sa shumë duroka.
Në mes të këtij oqeani për ndihmë bën thirrmë.
E kapiteni i mirë varkën e mban fortë.
Timonin e lëviz në përshtatje me erërat.
Por marinarët të kenë mend në kokë.
Të mos keqpërdorin krahët dhe velat.
Se ndryshe varka lëkundet dhe anohet.
Ujët e kripur tërbuar e rrahin.
E në brendësi të varkës pa pandehur kalohet.
E nuk ka Perëndi që lartë ta mbahin..
▪ copyright rezerved Sehit Beluli Tirana Albania