Nana të pret te dera – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NANA TE PRET TË DERA
Nana derën po e len hapur
Me sy kah rruga ditë e natë
Me duar në bel pret nana e ngratë
Kur po i kthehet djali i saj
Nusemjera në kokë një shami
Shkon te varri po qan përmbi
-Mua ku më le, more trim
Më le vetëm me këta jetimë
Nga ne kokën kush s’e kthen
Ushton mali nga vajtimi
Edhe në varr mërzitet trimi
-Unë, moj grua rashë për këtë liri
Jo veq për ty, edhe fëmijët e mij
Nanës të fala, të lutem m’i ban
Fshija lotin për mua mos të qan
Se dheun e varrit po ma rëndon!
Ymrije Beqiri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com