Nuk ma mësove këtë ikje – Miradie Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NUK MA MËSOVE KËTË IKJE
Unë frymoj me buzëqeshjet e tua
Kur vjen koridoreve të kujtesës.
Këndell mendimin me dritën e syve të tu.
E shoh veten me vështrimin tënd
Etjen e mungesës e ndez me praninë tënde
E i godas malet kur më thonë ke ikur.
Mësoj për ditë se si ta kuptoj jetën
me sy të lagur humnerave të netëve
Eh, kur vuajtja rrëmon, për toke më zvarrit,
arratisem me krahët e dashurisë tënde.
Sa herë në ëndrra më vjen plot gaz dhe e lumtur
Mi hap portat e botës, më bën nënë më të mirë, nënë,më të fortë.
Me emrin tënd,bijë,
fitoj, gjithçka pata humbur.
Miradie Maliqi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com