August 13, 2024

Pas te ndjek – Petro Zholanji

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PAS TE NDJEK

Nga pas te ndjek e kur nuk
jam zgjuar,
ne reren e djegur gjurme
paske lene,
ti se di sa here me ty
peshperas,
dhe ashtu pa dashur ne gjume
me ke vene,

Edhe ne enderr ta ndjej
aromen,
te ndiej mukozat e gjuhes
se lemuar,
ashtu sic ne gjume me ke vene
aq embel,
kur me iken nga gjumi me zgjon
te hutuar.

Nga pas me ke edhe pse
nuk me sheh,
as hije as materie te me prekesh
me duar,
si ere thellesive te asaj qenje
frymoj,
ti iken e une pas teje ku ti shkel
i malluar.

Nuk kam ikur jo se nuk
mundem,
si hormon me hyn shpirtit
te trazuar,
terhiqem e tkurrem si harku
ne shenje,
se vertet nje here paskam
dashuruar.

(Petro Zholanji)New York
nga libri me poezi
**PAK HI DASHURIE

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com