August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa do të doja!

Sa do të doja që buzëqeshjen time ta bëja diell
E zemrat e plagosura ti ngrohja sadopak
Sytë e mi ti bëja cdo yll në qiell
E të ndricoja rrugët e errëta nga larg

Sepse i njoh dhimbjet e zemrat e vrara
Shumë herë më është plagosur dhe mua zemra
Por jeta vazhdon e nuk ia dilet vetem me të qara
Kjo është këshillë nga babai e nëna

Sa do të doja që zemrën time të vogël
Me dashuri të madhe sa vetë shpirti
Ta perqafoja me frymë të gjithë botën

Ta shoh të lumtur para se të iki.

Pershendetje nga zemra miqte e mi të mrekullueshëm, uroj të jeni të gjithë mirë e qofshit gjithmonë mirë familjarisht, zoti ju bekofte me cdo të mirë.

Me dashuri e respekt nga Aida Jolla

19 Nëntor 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com