Tango vjeshte – Pranvera Vera Belba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Tango vjeshte
Më humbën fjalët s’di se ku
Bashkë me gjethet e kësaj vjeshte
Ikën shtegtuan ndoshta në Malibu
I morën zogjtë që na lanë në heshtje !
Më humbën notat nga pentagrami
Harrova ti kyçja me çelësin sol
Në ajër vërviten ëmbël valë valë
Sinfoni me erën po e kompozojnë
U futa thellë në pyllin e dendur
Nuanca veshtjake më magjeps
Si flutura të arta më fëshfërijnë
Gjethet kërcasin nën këmbë lehtë
I mblodha gërmat dhe gjethet e arta
I vura dy e nga dy në pentagramin e bardhë
Fillova të fërshëlleja e të kompozoja
Një tango të embël fund vjeshte të artë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com