Testomi (N’Parriz) – Pjerin Ndreka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
T E S T O M I (N’PARRIZ)
Brijë m’brijë njeshë të dy,t’ulun te ai stom.
Pa folë asnji fjalë ;n’sy s’guxojmë me u pa.
Vlaga e dheut nën ne,t’ndejnat na i njom.
Pshtymën kalojmë poshtë;fyti na asht tha.
Atje,vonë,kur dielli mshehë asht mbas Zefjans,
dorën mbshteta n’ty,me u çue me u shpi’.
Me ‘i fill za m’u lute”Pier,pash kryet e nans…”
Kam dalë prej ksaj botë;n’nji tjetër kam hi.
N’botë tjetër kam hi;a thue jam n’Parriz?!
Goja ka punë tjera,për me folë ndo’i fjalë.
I ndij gishtat tuej tu m’birue n’kurriz.
S’ka gja;prej Parrizit s’kam nër mend me dalë.
Pier Kolond
Pjerin Ndreka
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com