Don Zhuan i 2020 – Alma Mehmeti
Don Zhuan i 2020
Për pafajësinë tënde betohesh në Zot,
Kur brenga e fajit të bluan në heshtje,
Për tradhëtitë e tua të panumërta derdh lot,
Dhe zanatin tënd të vjetër ushtron pa reshtje,
I vogli burrë me gra të mëdha,
Që varganin e eksperiencës e kanë të gjatë,
Mendon që hamshor si ti në botë nuk ka,
Dhe ato shtiren si gratë më me fat,
Ti mburresh me sytë dhe vetullat e tyre,
Ato fshehtas portofolin tënd masin,
Bukuritë fallco me shumë lyerje,
Herë si ngjala e herë si nepërka ngjasin,
Njoh një Don Zhuan në njëmijë e shtatëqindën,
Që Venezies i binte kryq e tërthor,
Sikur Venere e kish pikturuar brënda ditës,
Me bojë magjike, dhe gdhëndur me dorë,
Ty
I errët në pamje, i errët në shpirt,
Sikur Marte të kish krijuar për luftë,
Me veshje dhe me shpatë të hirtë,
Don Zhuan i vogël i dymijë e njëzetës,
Herë dukesh pak e herë nuk dukesh hiç,
Hidhërim i drejtësisë dhe të vërtetës,
Gomar që hingëllin me krestën si kërriç,
Don Zhuan o mor i mjeri ti,
Qa dhe lutju pa fund Zotit tënd,
Nuk ka meritë kjo e fëlliqur lavdi,
Ndoshta një ditë do të zërë menderja vënd,
Dhe në fund doni gra me nder,
Kur gjysmën e botës me thonj keni çjerrë,
Bota është tenxhere dhe tepsi,
Atë që e gatuan tjetri të takon ta hash ti,
Për njerëzit pa karakter kjo është një mrekulli.