August 17, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nanës sime.
Sa do të doja tani në këto orë të vona
Të strukem në gjirin tënd o nëna ime
E të heq mallin e përvëluar këtu në gjirin tim
Që më është mbledhur këtu e nëntë vite pa ty
Se si më erdhën këto vegime për ty
Që kurrë nuk rreshte së punuari për ne
E në pinjollët tu që, zor se të kemi nderuar aq sa duhet.
Më ka marrë malli të të laj e pastroj , ashtu si kohëve të fundit të jetës tënde.
Ti krihja flokët e të ti bëja gërsheta.
E pastaj ato gërshta ttilidhja e ti bëja grumbull nën shaminë tënde.
Pastaj do të doja të të shihja duke e mbaruar bukën misërnike në tanur, e duke e hedhur e ngjeshur brumin me ato duar të arta.
Dhe fundi i këtij procesi kthehej në një rit që as vet se dije .
Se nga e si e kishte prejardhjen ato urime
Po ndashtë se me ty u tallën ata që të mësuan predikime.
Dhe ti u talle me ta duke i bashkëdyzuar.
Her bëje kryq e her këndoje ajete kuranore.
Sikur doje të lije amanet bashkëjetesën tonë fetare.
Sa do të doja që prap të gjej prehje në sytë e tu të shkruar , në faqet e tua plot shkëlqim.
i Sa do të doja e çnuk do të doja . Nga ty e ëmbla e shpirtit tim.
Maj
2020
Bekim Kelmendi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com