August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atdhe

Sa të deshëm që kur lindëm,
Ti na rrite plot me mundime,
Me mos patje u gostitëm,
Mësuar veshët me tuat lëvdime,

Sa herë gjunjët vramë tek këto rrugë,
Me lojra fukarenjsh dëfreheshim pa masë,
Mos të shihnim më tej sytë na zutë,
U mësuam të jetonim me bark zbrazë,

Dije morëm dhe dashurinë e rritëm,
Për gjuhën e nënës dhe shtëpinë me qelpiça,
Kudo që shkuam, ndoshta mirë na pritën,
Por ti na trajtove gjithmonë si dobiça,

Kurrë s’tu dhimsëm se s’na deshe,
Ndaj na vure shkelmin me kohë,
Me portofalat tanë u përleshe,
Na thoshe:- Ai që të rreh të do…

Ne u rritëm dhe shumë mësuam,
Për fëmijët tanë lëmë dhe jetën,
Moton tënde tani e kuptuam,
Mësuam të mbajmë shtrënguar kuletën…

Por sërisht rrënjët këtu i kemi,
Shpirti për këtë tonë na qan,
Jemi shqiptar me krenari themi,
Dashuria për vëndlindjen shtrënguar na mban.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com