Lulja e shpirtit – Zoica Gjolla Popi
Sa do desha si për të gjithë Ju,
të përshëndes, me këtë poezi të sapo shkruar, komentuesit e mi!
Njëkohësisht i kërkoj falje që me gjithë dëshirën e madhe,nuk kam mundur ti komentoj në profilet e tyre më tërheqëse se postimet e mia.
Për ju të nderuar!
Poezi
Lulja e shpirtit
Mos ma këpusni
gonxhen e trëndafilit
se e ka emrin
lulja e shpirtit!
Eh…… e vaditur me lot!
A nuk lindin të gjitha
mrekullitë mes dhimbjesh?
Nuk jam e vetme e shkretuar
në melodi e përmalluar
në lot mbuluar
e lotuar.
A nektari ia lëshoi aromën trëndafilit
apo petaleve një nga një
i mbeti në buzëputhura
pushi i tij?
Thoni si të doni
mendoni cfarë të doni
unë e di
sekush nga ne e ka
një lule shpirti.
Se lotin pikëvese
në ngjashmëri rubini
e kemi njësoj.
Ah dënesa sado
të fshihet nëper skuta
nuk mund të durojë
lëshuar në zjarrin e gjoksit
nuk mund të pushojë.
Se na dhimbset ky shpirt
plot dashuri e dritë
mos u çudisni, ju
rrezefeksurat Planete!
Se paskemi një Jetë
e duam në cdo moment
nëpër dallgë e oqeane
rerenxehtë brigjelagur
me syte mbyllur
ashtu të shtangur
si ata zogjtë pendelagur
mbi shkëmbinj kripe latuar
Ejani,të ulërasim!
Jetë o Jetë të duam!
Ç’i hapi gonxhja petalet
aromë mbushur trëndafili
u harlis lulja e shpirtit
mes lules së kujtimit
e freskët gjer në perjetësi
me Ju…. me mua
mbeti aty!