August 3, 2024

Bashkë presin shqipet Nëntorin – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BASHKË PRESIN SHQIPET NËNTORIN

Shqipëtarët në shekuj vuajtur kanë
Padrejtësisht dhimbje ju kanë krijuar
Por çdo Nëntor bashkë ata janë
Bashkë kudo janë, për të festuar

Ndonëse plagët hapur akoma janë
Në trungun e Shqipërisë së cunguar
Vetëm një simbol Shqipëtarët kanë
Flamur e Shqiponjë mbajnë lartësuar

Ky flamur mbështjell gjithë Vatanë
Brenda ka Kosovë ka dhe Çamëri
Më 28 nëntorë valvitet anë e mbanë
Dhe në Shkup e Ulqin t,’Malit të zi

Në këto vise e në këto troje
Të ndara mizorisht pa asnjë arësye
Lartë e mbajnë krejt pa droje
Këtë flamur që ju ka hije

Mbajnë flamurin Kuq e zi
Në mes me Shqipen Dy krenare
E gjithë bota na e ka zili
Se kjo festë është festë e madhe

Çdo nëntor është krejt i bardhë
Kudo në të gjithë Shqipëtari
Ndaj veç lartë kokën e mban
E bekuara nëna jonë SHQIPËRI.

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,NËNTOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com