E vogla lozonjare – Silvana Cekici Rodi
E vogla lozonjare
Moj e vogla lozanjare
Fustan shkurtër përmbi gju
Mendjen seç ma more fare
Zemra e di se ç’heq për ty
Falmi moj sytë e magjishëm
Mbi qerpik do të qëndroj
Të të puth të kuqen buzë
Së pas teje po mbaroj
Kur më del moj tek sokaku
Zemra ndizet bëhet flakë
Kur ma tund belin e hollë
Fryma e shpirtit më mbaron
Falmë moj buzëqeshje malli
Ditë-natë për ty mendoj
Dashurinë që kam në zemër
Vetëm ti mund ta lexosh
Kur pranë meje e ndal hapin
Fjalët zë i ngatërroj
Ngjyra- ngjyra ma mbush shpirtin
Ndjenjat lumë më vërshojnë
Po më dhe fjalën e besës
Vij me vrap e të kërkojkërkojmë
Kurorë nusërie stoli mbi kokë
Udhëtimin e jetës bashkë ta vazhdojmë
15 .09.2020
S .R.