Eja….more i mire – Zoica Gjolla Popi
Mirëmbrëma admiruesit e poezisë time! Ju e dini që,pa e redaktuar e përciell direkt tek ju!
Mua më keni ndihmuar shumë me komentet.Pres të më kritikoni.Pasi kam dhe një të metë që nuk e rregulloj për së dyti….Në inisiativën e Bamirësisë” RrezeAlba” unë me ju ,nuk mbaj rezerva e pse janë për botim….. Aresyeja?
Jemi bashkë Autorë!
Eja….more i mire
Eja… eja,more i mirë
një pjesë e shpirtit
më ka ngrirë
të këndojmë mos të qajmë
nën zë
a thua kështu mund të shkrijë?
Mbledhur zemra bërë
një dorë
gishtërinjtë bërë grusht
ku më gjete, ku më dole
natë e zjarrtë
mbeti prush.
Ç’ farë ndjeve loti i syrit
që nuk del por rrinë i tharë
njomështinë e vesës tënde
tërë qelizat e kanë marrë.
Lërmë të qetë
mendim i çmendur
brënda heshtjes rri i mpirë
po të zura more i ngratë
heshtjen në copa do e ndajë.
Nuk shtegëtojnë zogjtë e vjeshtës
as të uritur, as kur mërdhijnë
jashtë mbi degëzat lozin
brënda folezës së ngrohtë
vetë e dinë.
Prandaj eja, mos u druaj
mos më lërë, ashtu të ngrirë
psherëtima le të meket
mes yjesh zjarrëndezur
meteorë nga qielli bien!