August 9, 2024

Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Engjëlli dhe Poeti!

Mbi re kalëruar Engjëlli në tokë zbriti
Qetë,qetë mu afrua ëmbël më pyeti
Si i ke hallet mik,poet kush të ka lënduar
I buzëqesh ma thuaj kush të ka dërguar
Kishte me vete dy yje donte të mi jepte
Brengat e zemrës me shkëlqim të mi qepte
T’i them drejt a ta gënjeja në dilemë u vura
Çgar t’i thosha me ndërgjegjen time u zura
Engjëll është duhet t’i dinë të gjitha
Unë me vete në gjep asnjë lekë se kisha
Si qeni në zinxhir shtrënguar me kopsa pas qafe
Jetojmë o i uruar me lejo të qeras me një kafe
Si kali në luadh e litarin rreth këmbës pështjellur
Po ata s’kanë faje se Ne me vota i kemi zgjedhur
Si mace rreth sofrës po të bëhesh servil
Po të shkon pastaj fytyra e bëhesh rezil
I iku buzëqeshja për dore me mori
Shpejtoj hapin ikim drejt në qeveri
Mos u bë merak do qeshesh do gëzohesh
Si poet duhet respektuar s’lejoj të injorohesh
Mua me thonë engjëll e jo zuzar
Do i mallkoj i shndërroj në gomar
Ju luta shumë mos t’i hap ato dyer qeverish
Me dhimbsesh do futesh me pupla do dalësh pa krih
E dija e kishte gabim s’ me dëgjoi u ngut
Ngriu kokën engjëlli me te shpejt brenda u fut
Prisja tek dera dridhesha s’doja të bëhesha profet
Ta shihja engjëllin pa pupla të mrrolur s’kishte lezet
Profecia e saktë duart mbi kokë lakuriq dol
Do ankohem te Zeusi me vrap iku në Olimp!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com