August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JU

Ne jetë erdhëm të gjithë njësoj
Pa petka, pa dije dhe pa fe
Kush dreqin shpiku klasat sociale
Dikush shumë i pasur, dikush pa ngrënë fle

Kjo botë e mbushur plot me djallëzi
Njerëz veshur kostumin e intrigës
Ku matrapazi bën pazar me leverdi
Gjykatës që shiten për të mbajtur karrigen

Politika vampire që thithin gjak
Në tryezë për banket shtruar atdheu
Ambasadorë e konsuj presin në cak
Dikush një copë tua hedhi në pjatë

Hani ,pin,i thithjani gjakun e lëreni kockë
Pastaj vishjani xhamadanin e plisin mbi kokë
Kërceni e dëfrehuni me femrat gyslakuriq
Ju që në bark të nënës ishit fetus me bisht

Sot ju ,po po ju hiqeni inteligjente
Paçka se bota ju përdor si agjentë
Ju që përgojoni njëri tjetrin nëpër botë
Nuk ju mjafton parlamenti ,as rrugët mbushur plotë .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com