Kur takova Ismail Qemalin – Sotir Thano
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR TAKOVA I S M A I L Q E M A L I N !
Kur takova Ismail Qemalin,
Vajta unë edhe i putha ballin.
Atë ballë me rrudha burri,
Si palët kur valvitet Flamuri!
Të Flamurit tonë të kuq e zi
Larë me gjak në histori.
Vajta dhe i putha ato duar,
Që na bënë grusht bashkuar.
Ato që firmosën Pavarësinë,
E të lirë e bënë Shqipërinë!
Shqiponjës sonë të robëruar,
I dhanë krenarinë e munguar!
Të faleminderit! O Atëdhetar!
O Bir i Kastriotit! O kordhëtar!
O Babai ynë, i lirisë së kombit
O Nder i të madhit e i të voglit!
Valvitet krenar, ky Flamuri i ynë,
Në valvitjen e tij, JU keni Lavdinë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com