August 6, 2024

Pa identitet – Zhaneta Fisti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PA IDENTITET

Pranvera e jetës tonë që na ushqeni dhe sot ëmbëlsi.
Jemi bashkë dhe larg o të dashur !!
Na bashkon lidhja magjike që njihet empati.

Jam ku jeta më ka hedhur ndaj zoti më ka lënë pa vatër.
Më detyron të bëhem e vogël me të drejtë do na japën “hakën”.

Me malet e fushat që ngjitëm pa lodhje, shterje e përtim.
Ju shkëmb graniti qëndroni e në çdo hap vjen juaji mësim.

O strehëza jonë e dashur në këtë libër që fletët s’mbarojnë.
Me kuaj do ua sjell vëllain, aty do vijmë që juve t’ju pleqërojmë.

O burim i kthjellët jete që s’kërkoni kurrë shpërblim.
Zoti na ka vënë në provë që njerzit të marrën mësim.

Nuk është emri i gjyshes … a datat që fshijn e trazojnë.
ZOTI njeh vetëm LINDJET me datat vetëm këtë na “hashojnë”.

Veten e quajta dhimbje … mase lot … e vuajtje shumë herë.
Për asnjë s’kam ngrijtur lëndime, e asnjë nuk lë dot të mjerë.

Ndaj borxhin për ju s’mu nda se në borxhe jam me shumë.
Pëllumbi që më dha krahët, kërkon një të drejtë nga unë.

Më falni o prindër e familje që aty bashkë e morëm çdo vlerë.
Sa trembëdhjeta kanë sjellë “gjëmime” shuar e shtuar sa herë në defterë.

Më fal o nëna ime që as gjirin s’të kam pirë.
Më mëmëzuan vet Malet me zogjtë që fluturojnë të lirë.

Më përkundi fusha e madhe sa në një breg, në një tjetër.
Për një të drejtë që pritet që të shkruhet nga vëllai në letër.

Ky është “mall-kimi “që kini me mallin që doni aq shumë.
E toka që dhe sot mbrini … “Mall-kimi” më i rëndë jam UNË.

Aty po vij o prindër këtë radhë me shokë shumë.
Do vij me stinën Dimër t’ia hapëm ZOTIT rrugën.

Kjo ndjenjë e pastër imja ndaj s’gjen kurrë të shteruar.
Një ZOT që kam me vete me botën më paska ngatërruar.

Më falni të gjithë o njerëz … të lutemi të gjithë për një ZOT.
AI është në mendimet tanë, të gjithë e kemi në KOKË.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskocelaj Fisti. 22 / 11 / 2020 Venezia Italy

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com