August 7, 2024

Rite pagane shqiptare – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rite pagane shqiptare,
djegie lëkurash
nën rrëzim hënash,
në kollë të syrit
malli zhuritej
në purgatorë (pritjesh)piqej,
gjithë jeta brenda një vargu,
kafshata të ngjyera loti,
brenga të qëndisura në gjoks nënash,
“ehet” u bënë varg e iso këngësh,
më fal Niçe,
Zoti ende s’ka vdekur,
Zoti ka fytyrën time ,
diktonte nga lart nëpër pllaka të shenjta senset e mia,
a e di,
për ty mbajta frymën e fundit.
tashmë s’ka më pyje as gjethe ,
pashë të robërojnë shtazat në brendësinë e njerëzve…
23-11-2020 Dit’..Ag’…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com