August 5, 2024

Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashni të mohume në
vite të hidhërume…

Babës tem

Kurrë s’u mësova
e as e durova,
mungesën tande!

S’e di, pse kurrë,
s’u mësova
me mungesen tande!
Mbeta mallesh kacavjerrë
tuj të lypun andrrash,
se dojsha me të pa,
(në përsëritje andrrash)…
Dojsha me më përqafue
njiherë me afsh,
si bijën tande,
me njoftun dhe unë
njat dashni të mohume kaq
vite të hidhërume ,
me njoft dimensionet
e njat zaamli babe!
Me shkla këtë shpirt,
që për ty më asht tha ,
S’e di,
Sa herë në det lotësh
të kam lyp në dritë e errësirë …
që kur u bana me dit
sysh të të kërkojsha si dritë!
Mbeta tuj kja krymenjanë,
errun shikimesh,
si natë e pahanë,
S’e di dhe s;e kuptoj …
Sa herë të mendoj
në njat shpat mali,
tretun në ftoftësinë
e shterpësinë e tokës,
Oh,…sa më dhemb shpirti !
I lutem tokës ,
të të shtrëngoj krahësh,
se ndjehem në faj…
Zot bane një herë pranverë,
katër stinësh mbi at’ vorr…
E lulet ma të bukura
çeli përnjëherësh mbi kry të Tij…
Të lutem, mos i trego…
se ka kohë,
se kam vizituar…
Thuaj lulet ti solli jot bijë nga larg
E përmallume gjithëherë për ty…
Oh,
Më fal, i dashur babë,
Edhe pse ike nga kjo jetë,
pa ta msu mirë ftyrën,
e më le krahbosh ,
nuse, kur dola nga dera jote,
e ballin s’ma puthe dot!
Në atë ikje,
derdha dy herë ma shum lot!
E ai lot, s’mu tha kurrë…
Sa herë vajesh tretem,
çelet shpirtit jem
bash, si lulja mbi gurë…
Unë pa Ty
s’u mësova dot,
s’u mësova kurrë,
Me ty rrugëtoj në jetë, babë!

ASJA MULGECI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com