Dielli dhe Hëna – Alma Mehmeti
Dielli dhe Hëna
Kur Dielli zbret malin, Hëna ngjitet reve,
Diku të dy bashkohen, sekretet rrëfehen,
Dielli krekosur i flet për bukuritë,
Për vajzat anës detit kur i sheh çdo ditë,
Dhe Hëna biondinë jo nuk flet më pak,
Për djemtë e rinj çapkën gjahtar ndër natë,
Kush nga të dy planetet të mburret më shumë,
As njëri, as tjetri ditë e natë s’bëjnë gjumë,
Dielli flet pa reshtur për vajzën sy shkruar,
Me ngjyrën e detit i është ngatërruar,
Hëna mahnitur pas bukurisë mashkullore,
I përgjon çdo natë nëpër pijetore,
Atij zëmra shuar e asaj syri çelur,
Fol e fol pa reshtur, të dy me zemrën dehur,
Priti vajza Diellin, dhe djali priti Hënën,
Prit e prit të dy, bashkë plotësuan ëndërrën,
Dhe Dielli me Hënën kur sekretet tregonin,
Kuptuam se njëri-tjetrin të dy dashuronin.
Alma Mehmeti
Londër