Këngë për poetët – Shpetim Avdi Xharri

24.11.2020
Këngë për poetët
Ju po e qëndisni me lule çdo ditë
Këtë fushë të bukur,këtë fushë të madhe
Renditen në të një nga një poezitë
Mbushur me frymëzim,me rima dhe vargje
Mjeshtëria juaj i qëndis ato
Ditë e përditë,pak e nga pak
Fusha e letërsisë kthehet domosdo
Në një fushë të bukur,në një fushë të artë
Mbushet,mbushet fusha dhe nuk ka mbarim
Me lule të bukura lloj e lloj ngjyrash
Çdo lule në vete ka një frymëzim
Një pafundësi talentesh,mrekullirash
Ju o qëndistarë me duar të arta
Që po e qëndisni çdo ditë këtë fushë
Jeni vërtetë male me maja të larta
Me një bukuri që nuk e ka askush
Autori
Shpetim Avdi Xharri
Cel:+355683020248
Email:shpetimxharri123@hotmail.com