Lule e mistershme – Ylli Pollogati

LULE E MISTERSHME
E mistershme një lule!
Një kurm i kristaltê,
Bjeshkët e përcillnin më përzierje tingujsh.
Në nisje i ngjante verës,
Nga brënda si dallgë e godiste detin.
Sytë kur u panë u
kristalizuan.
Lule!
Aroma iu ndje dhe në tharje,viteve…
Farzat mundohesha t’i ruaja,
Erës i’a bëra dhurat t’ia shpërndante,
Atje ku korja kish nisur e jepte dhimbje…
Mbi rrymat e kohës mallkimin derdhja,
Për pranverat e lagura, ëndërat e zbehura
Dhe zëmrat e mjera të ftohta…
Ngacmim ndjeva kur shiu godiste gurët,
Më afronte sinfonin e kujtimeve të zverdhura…
Në ritmikën e tyre këmbët fillova t’i përplasja,
Me krahët fluturimthi të hapura.
Përziheshin kujtimet si dhimbje të turbullta.
Buzët kafshoja, të mos nxirrja zë,
Prej gishtave të mavijosura,
Melhem më bëhej puthja e parë…
Jetoja “gëzimin,“qê koha ma fshehu,
Si një bukuri shprese…
Por, s’do kishte më për mua dashuri!