August 9, 2024

Me maska bota u mbush… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nje dite te mbare uroj per te gjithe miqesia ime !!
Pak gjate por e vertete!!
Qaj e qesh qenka kjo jete!!

ME MASKA BOTA U MBUSH ….

Si u be kjo pune
s’po e marrim vesh,
Njeri thote hiqe masken
tjetri me fort e ngjesh…
Nje thote ka virus
tjetri nuk pyet hic,
Si vajti kjo mersele
si muhabeti me dobic….
Pa thone ca te tjere
e jane dhe pushtetare,
Vec maska ju “ruan”
o popull ore qyqare…
Te vene dhe gjobe ata
qe dje thoshin hiqe,
Nje tridhjeteshe te embel
Hehe! S’ka llafe , ka ligje…
Do s’do ti o njeri
masken per fytyre e ngjesh,
Jemi bere si kafshet
si te filmi “Njeriu qe qesh”….
Se kam me ju i popull
si ju jam edhe une ,
Nje dite e hoqa masken
tak- fak gjiben ma vune …..
Une qep cdo dite te tilla
ta vija vete harrova ,
Me rrofte qe qepa plot
Leket per gjobe i cova …..
Nje dite nje mjek degjova
ajo nje cope beze,
Asgje nuk ruan e mbron
mikrobi ne to hyn si meze….
U be vertet e trishte
tani spo merr me pleq,
Covidi ogur zi
Po na con te gjithe per dreq…
Takohemi ne rruge
gjer dje me perqafime ,
Sot berrylat i takojme
s’perqafoj dot as nenen time ….
Sa vijne femijet nga shkolla
drejt dhe ne tualet,
Harruam puthjet si perpara
c’u be ky i zi kijamet …
Po mbesa ajo me e vogla
nga kopshti vjen plot mall,
Frike kam ta puth fort
virus na bere hall…
Pa le pastaj me burrat
s’po dime si te fleme,
Mos duhet ndare dhe dhoma?
Ku jemi njerez!? Dje ku qeme ?!
Na ze malli te ulemi
te bisedojme shtruar,
Dy metra shkoi distanca
nga ky virus i mallkuar …
Askush s’e kish menduar
te vinte kjo dite,
Mbuluar hunde e buze
zbuluar vetem syte…
Doni apo s’doni ju
masken do e mbani,
Ne mos nga virusi i zi
nga polici gjoben hani….
Ehhh, c’te them me shume
Nje cope bezeje ti lutemi ,
T’na mbroje nga e keqja
qe hallit te mos i futemi …
Ndaj gjithmone kam thene
buzeqeshni qe ne mengjes,
Se behet e bukur jeta
Merr vlera e ka shprese…
Tani edhe te duam
buzegazin s’na e sheh kush,
Vec sy e veshe zbuluar
me maska bota u mbush …
Te presim te behet mire
po c’te pres i ziu njeri,
Covidi na mpiu fare
Po ngrijme si ne Siberi …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 26/11/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com