Ndal… – Ana Lisa Ormeni
NDAL …
Te kalosh mbi trup gruaje
Vetflijuar …
Te lash gojen me uje burimi
Te kulluar …
Mos harro pastaj permend shenjtoren
Grua …
More zdap e more horr
Mbi ate qe ty te lindi
Ti ngre dore !?
Te te shoh e sme vjen keq
Duarprere …
Ai qumesht qe ti pive
Tu befte vrer !
Nente muaj si te mbajti ai
bark …
Te zvarritesh per tere jeten
E ke pak !
Botes gruaja i jep jete
Ne cdo levizje
Ti se di se cdo te thote
Te ndjesh dhimbje …
Miremengjes ajo kur lind te thote
E para …
Dhe ne mbremje ajo sfle rri
Mbi qepalla !
Mos lendoni shpirt prej gruaje …
Mos e prekni …
Shpirtebukuren delikate porsi
Qelqi !
Se ze veten se jam grua
Jeten ma dhuroi nje grua …
Veten ta mbroje kurre nuk
Dua …
Por sdo doja asnjehere Ajo
Te vuaje !
Kam pare gra qe fshehin syte
Ne erresire …
Buzeqeshin ashtu vjedhur …
Pa deshire !
E kam pare e c nuk kam pare …
Ne kafaz kur e kane cuar ..
Te prangosur , te ngujuar
Duart me pranga bllokuar
Shpejt ja hiqni
Mos e vrisni !
Nese paqes i perkisni …
Ku t jete froni me i larte
Ju e ngjisni…
Me duhet nje kuti boje e florinjte
Qe te shkruaj ..
E te gedhend n mendje e zemra emrin …
GRUA …
U munduat po ….kurre se ndotet …
Duar gruaje e mbajne BOTEN …
NDAL !
Anna . L. O
SHKURT 2020