Sara dhe qukapiku – Alma Mehmeti
Sara dhe qukapiku
Fabul për fëmijë
Çuk, çuk, çuk e çik, çik, çik,
Çfarë po bën o qukapik?
Pemë më pemë ti fluturon,
Në mes tyre çfarë kërkon?
Mos në zgavër vezë ke fshehur?
Për ti ngrohur i ke mbledhur,
Në fole të vësh ti bebat,
Me ushqim t’ja mbushësh sqepat,
Më thuaj mos mi fsheh kot,
Në frigorifer kam vezë plot,
Sa kokrra do ti sjell tani,
Me shportën të ndërtoj shtëpi,
Kështu do luaj dhe unë me ju,
Z’do çukitësh me sqep çdo dru,
Mami pazar na bën çdo ditë,
Ti të rrisësh çilimijtë,
Dëgjon qukapiku dhe thotë,
Ti moj Sara a e gjen dot?
Çfarë kërkoj me sqepin tim?
Nëpër pemë gjithë gjelbërim,
Ke fshehur vezë, thotë Sara me vrap,
Sikur dikush kërkon ta kap,
Jo moj Sarë nuk janë vezë,
Ushqim kërkoj unë çdo mëngjes,
Sarë moj e mira Sarë,
Ushqimin se blej në pazar,
Me sqepin tim si çekiç,
Krimbat kap pa u lodhur hiç,
Shtëpinë e ndërtoj vetë,
Me kashtë, shkopinj dhe fletë,
Nëpër pemë folenë kam ngritur,
Grabitqarë për mos të pritur,
Sara shikon gjithë habi,
Të gjitha këto më bëjnë çudi,
Përse???? -qukapiku thotë,
Ti në shkollë shkoke kot,
Çfarë bën ti kur bie shi?
S’ke as çadër, as çati,
Skam nevojë të shkoj në shkollë,
Jam e zgjuar mëndjehollë,
Kur të rritesh edhe pak,
Këtu në pyll ti hajde prapë,
Mësuesja do ta spjegoj,
Si edhe sa unë jetoj,
Tani kthehu në shtëpi,
Se mami do shkoj në polici,
Do thotë Sarën ku e kam,
E di, se edhe unë nënë jam,
Ndaj rregullin e prindit ndiqe,
Sepse rruga ka rrezigje,
Bëhu e mirë edhe e zgjuar,
Për studime e pa përtuar,
Kur të duash hajde sërisht,
Unë do të njoh nga flokët bër’bisht,
Mos hajde vetëm asnjëherë,
Që unë të kem mike përherë.
Alma Mehmeti