Si misionar t’Zotit! – Asja Mulgeci
Si misionar t’Zotit!
Ti,malli im
pikë loti,
që m’shndrit
faqedh
si rrezear,
Nër dallg
drithmash zemre,
m’sjell njomësht
shpirtit,
Mallin tand
derdhun
posht synit
si ujvarë!
Ti, dashni
kryeneçe,
që Botēn bind
saherê lind…
Kryenalt endesh
zemrash ,
e prahesh hojesh
t’jets
si perendi,
Tinez mbin
e rritesh,
pa nevoj
ceremonishë
as ritesh ,
Ti Zot
i plotfuqishëm,
dēshmitar
n’binjakzim
t’ktyne
dy shpirtnanve
bijve tu,
që s’i lidh as gjak
fis e farê,
Veç dashnisë
mbjellun rrajsh
t’jetës
si nektar,
E njashtu
magjishëm …
krejt paprit
vërshojnë
damarsh,
t’njani tjetrit
ndjesish
bash si uragan,
Njishum krejt
qenies t’tyne,
Thirrmojnë
njizashëm,
edhe njashtu
n’heshtje
Me njjat za
që t’ringjall,
Edhe me ken
breg vorrit,
Dy t’dashurum
zbritun qiejsh
si mrekulli,
“misionarê” t’Zotit!
ASJA MULGECI