August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Truri I’m 🙏🙏🙏🙏

Në trurin tim po rjedh një burim
Burim i pa shteruar me ujë të kulluar
Ujë i ftoht i pastër më shum nga kristali
Buron e buron më duket kur s’do shteroj

Drejt venave të mija e’cën gurgullon
Përapet nëpër libra me të bukurat shkronja
Poezi thuret si andej nga anët tona
Të thjeshta bujare po edhe krenare

Ky burim i trurit s’po ndaloka fare
Edhe në gjum s’më lë të flë rehat
Më gurgullon përapur nëpër gjak
Në gjith trupin tim si notat tingëllim

Shpirti më gëzon që më rjedh ky burim
Vall nga më erdhi se e shikoj si bekim
Mos nga nëna ime që merak më ka shum
Mos nga baba që krenohej për bijën e tij

Gjithmon më thoshte bij nga mua ke urime
Babë në shpirt të kam si haroj fjalët e tua
Edhe ky burim mos shteroft kur këtë e dua
Më pëlqeka jasht mase dhe ia vlen për mua

Salo Kordha 22 – 11 – 2020
Athin Greece
Albania ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com