Vjeshtëzo… – Zoica Gjolla Popi
E shtrenjta poete e shkëlqyer Xhevrie Nimani!
Në respekt të ndërsjelltë në nominime mes Poetesh është një valle e bukur poetike, por ne nuk na eshte paraqitur as koreografi e as drejtuesi i tij!
Gjithsesi unë e kam kaluar këtë cikël! Por ne nderim të poeteve të shumtë që vazhdojnë të më nominojnë e cmimit miqësor si motra ndërmjet nesh, po paraqitem vetëm me një poezi.
Komplimente për foton e bukur e poezine konkuruese!
Të uroj suksese e dashur!
VJESHTËZO…
Në ç’kolonë zanore ta vë shpirtin
kur rrezehëna thyhet përgjysmë
reflekton gjysmën e saj në ujëra
gjysmë e qeshur sonte
në gjysmën e saj të plotë?
Mos ma thyej nuancën e florinjtë
në kuqërreme të kadifenjtë!
Ç’do ta mbush prehrin
plot gjetherëna
shtrojengrohtë nusërie u bëftë!
Moj vogëlushe e përjetëshme
mos më rri trishtuar!
Plot pikla margaritari
flori të larë
fustanbardhë
lule bardha
gjethe verdhë
je vjeshtëzo moj e vogëlo…!
Zoica Popi Gjolla
Albania!
Uk