August 10, 2024

Flamuri i Lirisë – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Flamuri i Lirisë.

Ngjyrën e kuqe ke veshur Shqipëri
Nëntori i festave u shkrua në histori
Nga larg u dëgjua hingëllima e kalit
Në Vlorë erdhi Ismail Qemali

E gjithë Shqipëria u çua në këmbë
Gegë e toskë patriotët mbarë
Të valëvitim flamurin që na bën krenarë
Flamuri i Lirisë i larë me gjak

Nënë Shqipëri rrënjët i ke thellë
Nuk të shkulën dot turq ,sërb ,grek e të tjerë
Je një zonjë fisnike, je një heroinë
Djemtë tënd dhanë jetën të jetojmë të lirë

I gjithë populli u ngrit në këmbë
Vargonjtë e robërisë si durojmë kurrë
Në vena na rrjedh gjak shqiptari
Për këtë Atdhe gjakun derdhim lumë

O flamur i kuq më shkabë
Shqipërinë e ngrite lart
I dhe krahë të fluturojë
Lirinë populli të gëzojë

Më pendë shqiponje u shkrua historia
Nëntori i Lirisë festohet kudo
Shqiponjë e lirë qiellit fluturon
Je mbret ,je zot në trojet e tua

22.11.2020
S.R.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com