August 10, 2024

Fluturo Shqiponjë – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fluturo Shqiponjë

Ku je nisur moj shqiponjë
Ku ke ngrit folenë?
Në malet e Shqipërisë
Në më t’bukurin vënd

Në flamurin kuq e zi
Që me gjak është.larë
E dhanë jetën për liri
Me mijra atdhetarë

Që nga koha e Skënderbeut
U gdhënd mbi flamur
Shqiponja e zezë me dy krena
Dhe nuk u zbeh kurrë

Dhe në vitin
1912
Në atë Nëndor
Plaku Ismail Qemali
E ngre flamurin në Vlorë

Sa gjak shqipesh është derdhur
O flamur me gjak je larë
Në këtë Nëndor të kuq
Do të ngrem më lartë

Vijnë Nëndorët për cdo vit
Porsi një bekim
Mbajnë brënda historitë
E popullit tim

Lartë mbi maja lartësive
Ka folenë shqiponja
E gdhëndur rri në flamur
Është vec e jona

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com