August 3, 2024

Jo tinguj trishtimi – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JO TINGUJ TRISHTIMI

Të gjithëve sytë na shohin
Çpo ndodh në ktë njerëzi
Por tinguj që fort e lodhin
Përse po dëgjohen s’e di

Do ishim shumë më mirë
Njerëzit të mos rëndohen
Me informacion të nxirë
Që jetës ti gëzohen

Larg tingujve të trishtimit
Si refren të mos përsëriten
Njerëzit ti gëzohen Agimit
E nga sikleti të mos përpëliten

Ju media qëndroni pak më larg fitimit
Sillni në programe pak më shumë muzikë
Hiqni sa të mundeni tingujt e trishtimit
Se frika tek njerëzit është për çdo ditë

Nga kjo frikë janë rënduar shumë
Më shumë nga ç’mund ta mendojmë
Se mendja e njeriut tash është si lumë
Që me pritë të thjeshtë smund ta ndalojmë

Mos krijojmë tek njerëzit dyfish vështirësi
Edhe tek veshët edhe tek sytë
Se njerëzit tashmë ndodhen në mërzi
Mërzi që po i bren për çdo ditë.

,,,,,,,,,,,SEIT PACI……27 NËNTOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com